Lorenc Trashi, pas barazimit të Partizanit 1-1 me Bylisin, është shprehur për Supersport, se ai është i sigurt që skuadra do e kalojë këtë moment të vështirë dhe do të rikthehet sërish tek fitoret.
“Paraqitja ime nuk ka vlerë nëse ne nuk e fitojmë ndeshjen. Do isha i lumtur nëse do e merrnim fitoren dhe të kalonim këtë moment të keq. Me dëmtimin e Boldorit, u kthyem me tjetër skemë dhe ne do përshtatemi. Çdo ekip ka një moment të keq dhe ne kemi ndeshjet e para që nuk po dalim në lojën tonë. Jemi kampionët dhe duhet të mbajmë ritmin e vjetshëm. Duhet të jemi të gjithë bashkë në këto momente të vështira. Është një problem i madh që edhe tifozët s’kanë raport të mirë. Ata janë të pakënaqur dhe këtë duhet ta pranojmë të gjithë. Ata kanë të drejtën e tyre, por nuk duhet ta bëjmë dramë, sepse kjo situatë do kalojë më shjpejtë dhe duhet ta nxjerrim ne që jemi me më shumë eksperiencë. Patjetër që për Gegën na merr malli, por tashmë është trajneri tjetër dhe duhet të gëzohemi me trajnerin që kemi dhe të përshtatemi”, është shprehur Trashi.