Është aktivizuar për disa sezone në Serie A, ndërsa vitin e fundit u transferua te Genoa, ku kaloi edhe një periudhë të mirë, pasi luajti si titullar dhe arriti që të shënojë tre herë. Ndërsa është lojtar i lirë dhe ende nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e tij.
Por, lajmet e fundit e dërgojnë Blerim Xhemailin te Bologna në Serie A. Ai është lojtar i Galatasaray në Turqi, por u dha në huazim te Genoa, ndërsa edhe për këtë vit nuk do t’iu bashkohet turqve. Kështu, arsyeja e transferimit në Bologna është më e thjeshtë.
Burime të tjera bëjnë të ditur se kosovari që luan për kombëtaren zvicerane se ai ka pasur kontakte me klube të ndryshme, por e ardhmja e tij do të përcaktohet shumë shpejtë.