James Rodriguez ka folur për mediat direkt pas fitores së Real Madrid në botërorin e klubeve. Ai tha: “Nuk siguroj që do të qëndroj, kam oferta dhe kam 7 ditë për tu menduar, jam i lumtur në Madrid mirëpo dua të luaj më shumë. Më mbeti peng që nuk luajta në finale por jam i lumtur për ekipin”.
Kolumbiani nuk ka qenë i preferuar në skemat e Zidane dhe e ka nisur nga stoli shumicën e ndeshjeve. Shumë ekipe janë të interesuar për të dhe në ditët në vijim do mësojmë edhe vendimin e mesfushorit të Real Madrid.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.