Agustin Torasa po kalon momente mjaft pozitive në kampionatin shqiptar. Mesfushori shtatshkurtër i bardhebluve ka arritur të zërë vendin e titullarit duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në triumfet e skuadrës. Përveç anës teknike, ajo që ka rënë në sy është forma e mrekullueshme fizike e argjentinasit.
Nuk lodhet dhe vrapon përgjatë 90 minutave. Megjithatë “sekretin” e kësaj forme e ka zbuluar shoku i tij i skuadrës, Elton Cale. Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shihet Torasa i cili kryen stërvitje individuale dhe pse seanca kishte përfunduar. Braziliani shfaq shokun e skuadrës i cili bën vrapime të lehta rreth fushës së kompleksit “Skënder Halili”.