Egzon Krasniqi nuk do të jetë më lojtar I Flamurtarit të Prishtinës. Mesfushori ka mbyllur bashkëpunimin me kryeqytetasit, duke firmosu për ekipin e ri. Do të jetë Llapi skuadra ku lojtari këmbëshpejtë do të aktivizohet në vazhdim. Me hapjen e afatit kalimtar të dimrit, ekipi i Tahir Batatinës ka bërë afrimin e parë cilësor. Krasniqi ka firmosur për një vit e gjysmë me skuadrën e re.
Njoftimi i Klubit:
Krasniqi nënshkruan kontratë 1 vjeçare e gjysmë me KF Llapin
Podujevë, 17 dhjetor 2019 – Egzon Krasniqi nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e KF Llapit. Mesfushori i krahut të djathtë dhe që mund të luaj edhe në krahun e majtë, këmbëshpejtë, pasi shkëputi kontratën me ekipin e tij, Flamurtarin, kishte oferta tjera, por vendosi për Llapin, sepse vetë futbollisti potencoi se oferta e Llapit nuk mund të refuzohet.
Gjatë dy edicioneve paraprake, ai ishte ndër futbollistët kryesor të ekipit të Flamurtarit, ndërsa tashmë në Llap, veç se është njoftuar me projektin dhe do jetë ndihmesë e madhe e klubit bardhekaltër në edicionin pranveror.