Që Zlatan Ibrahimoviç është një nga ata tipa mendjemëdhenjë dhe egoistë në deklaratat e tij kjo nuk është diçka e re. Ai gëzon popullaritet në shumë tifozë anë e mbanë Botës por duket se është edhe idhulli i sulmuesit të Brighton, Hemed.
Brighton që dje u mund nga Manchester United me rezultatin 1-0 në “Old Trafford” ku sulmuesi aktivizohet titullar dhe ka pasur fatin që të takojë Ibrahimovic. Ai ka ndërruar fanellat me idhullin e tij dhe më pas ka postuar një foto ku shfaqet me fanellën e suedezit dhe me shprehjen: “Ti nuk ndërron fanellën me Zlatan, fanella e Zlatan të ndërron ty”.
Kjo ngjason si një nga shprehjet tipike të Ibrahimovic dhe duket se është marrë edhe nga Hemed për të personifikuar madhështinë e Ibrahimovic dhe admirimin që ai ka për të.