Mehdi Demiral ia del. Mbrotjësi turk i Juventusit ka lënë pas Coronaivrus, e tani është gati për bardhezninjtë. Konfirmimi ka ardhur nga torinezët, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Demiral rifillon që nesër stërvitjen me grupin, ndërsa nuk dihet nëse do jetë në dispozicion të Pirlos për ndeshjen e të mërkurës ndaj Napolit, e vlefshme për kampionatin italian.
Ky është një lajm i mirë për Pirlon, pasi problemet në repartin defansiv kanë qënë të mëdha.2 janë lojtarët që nuk e kanë kaluar ende virusin. Bëhet fjalë për Bernardeschin dhe Bonuccin, që vazhdojnë të jenë në karantinë.