Pandemia e Covid-19 në Kosovë është rritur ndjeshëm në ditët e fundit. Numri i të infektuarëve është përhapur në të gjithë qytetet dhe një nga këto qytete është edhe Vushtria. Presidenti I klubit, të Vushtrisë, Bajrush Kajtazi në një prononcim për “Insportin” është shprehur se dy prej lojtarëve të skuadrës së tij kanë shfaqur simptoma të Covid-19.
“Dy futbollistë janë me simptoma të “Covid-19″, që të dyve ua janë shfaqur pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ditëve në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës duhet të merr masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy xhirot e fundit, që janë KF Ballkani dhe KF Flamurtari”.
Sipas presidentit simptomat e lojtarëve janë temperatura dhe lodhja. Sfida e fundit në Superligë për Vushtrinë ka qenë ndaj Flamurtarit e mbyllur në barazim 2-2.