Ditën e sotme është zbuluar rasti i dytë me coronavirus në Serie A. Pas mbrotjësit të Juventusit, Rugani, edhe sulmuesi i Sampdorias, Gabiadini ka rezultuar pozitiv.
Në fundjavën e kaluar, Sampdoria luajti me Hellas Veronën në kampionat dhe në këtë mënyrë klubi ku aktivizohen shqiptarët Kumbulla-Rrahmani do të karantinohen për 14 ditë.
Gjithashtu edhe drejtuesit e klubeve duhet të vetë-izolohen për shkak të mos përhapjes së virusit dhe duhet t’u nënshtrohet testeve për të mësuar nëse janë prekur apo jo.
Një prej pjesëtarëve të klubit të Hellas Veronës është edhe Dritan Dervishi, ish-drejtori i Partizanit dhe Kukësit në Shqipër, ndërsa aktualisht është pjesë klubit italian si në rolin e skautit.