Ndeshja Partizan- Qarabag, e vlefshme për Champions League, ka pasur si pjesë të saj dhe një “mysafir” të veçantë, brazilianin Elton Cale. Anësori i sulmit i sapoafruar te Tirana ka shfrytëzuar ditën e lirë në dispozicion ka shkuar të shijojë takimin por edhe të takojë një nga miqtë e tij siç është portieri azerëve, Vagner Silva. Kjo tregohet nga një foto e postuar nga vetë ai në rrjetet sociale.
Lojtari bardhebluve mesa duket ka shkuar në mbështetje të mikut të tij për ti sjellë fat dhe për të shpresuar që “të kuqtë” të humbasin pasi derbi ka filluar të ndihet . Kjo ekspriencë mund t’i shërbejë 30-vjeçarit për “spiunuar” kampionët dhe të shfrytëzojë pikat e dobëta të tyre në përballjen direkte që do të kenë në kampionat.