Maldrin Ymeraj është një lojtarët që ka spikatur më shumë te Luftëtari. Lojtari u afrua te gjirokastritët gjatë merkatos së verës nga skuadra e Kukësit. Në një intervistë për “RTSH Sport”, Ymeraj ka folur për gjendjen e skuadrës si dhe për ndeshjen e radhës ndaj ish-skuadrës së tij.
“Ishte qëllimi im këtë sezon të marr sa me shumë ndeshje dhe minuta, isha te Kukësi vitin e kaluar dhe kërkova të ik nga ajo skuadër që të marr minuta dhe erdha te Luftëtari, të jap atë që kam për të dhënë,. Jam i kënaqur, por kam akoma për të dhënë”.
“Un personalisht kam një motivim më shumë të jap maksimumin se nuk ndjehesha mirë te skuadra e mëparshme, nuk isha i motivuar, kisha probleme personale. Secili punon për veten, kemi objektivat tanë, kam besim se do të marrim rezultat pozitiv”, u shpreh Ymeraj.
Trajneri i ri?
“Çdo gjashtë muaj në futbollin shqiptar ndërrohen lojtarët, por filozofia këtu që fillon nga presidenti është e njëjta. Jemi çuna njëlloj nga mentaliteti, kemi të njëjtin motivim, sado trajnerë e lojtarë të ndërrohen do të mbetet i njëjti qëllim. Të gjithë ata që kanë ardhur janë çuna të mirë me kualitet. Ndihemi mirë se kemi krijuar një skuadër një grup.
Ahmataj ka bërë të punojnë të kemi kokën poshtë, si grup, të gjithë njëlloj. Ai ka krijuar një ambient shumë të mirë, na ka bërë grup. Më përpara ishim të ndarë, tani jemi afruar. Ai është njeri që punon shumë natë-ditë, duket në fushë, nuk ka nevojë ta them unë”, përfundoi Ymeraj.