Andi Lila, lojtari i kombëtares shqiptare në një intervistë të dhënë për televizionin “A2 CNN” ka folur në lidhje me situatën tek Kombëtarja, trajnerin e ri dhe të larguarin Panuçi.
“Faktikisht, gjithçka bëhet për të mirën e kombëtares. Trajneri i ri ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mendoj se do të na japë një dorë shumë të mirë për të ecur përpara.
Falenderojmë trajnerin Panuçi për punën e bërë dhe shpresojmë nga trajneri i ri të bëjë një punë shumë të mirë. Të kemi atë fat të shijojmë sërish një eveniment të madh. Shqipëria nuk besoj se do të ketë ndonjëherë ndonjë yll si Messi apo Ronaldo. Ylli i Shqipërisë ka qenë gjithmonë grupi dhe nëse jemi të gjithë së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, ka thënë Lila.