Miridita ka reaguar për dhunën e ndodhur në sfidën e sotme ndaj Sopotit. Lojtari i skuadrës mirditore, Armando Marku goditi me grushta gjyqtarin Klajdi Qendro duke i thyer hundën, ndërsa klubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka ardhur si pasojë e tifozëve të shumtë të Sopotit që kanë ofenduar masivisht lojtarët e Mirditës. Gjithashtu Mirdita i kërkon falje, arbitrit Qendro për dhunën e ndodhur, por kjo ka ardhur si pasojë e ofendimeve që u janë bërë lojtarëve.
Sqarim!
Ndjesë publikisht për atë që ka ndodhur sot në Cërrik në ndeshjen SOPOTI-MIRDITA!
I kërkojmë falje publike në emër të gjithë stafit të Mirditës arbitrit të ndeshjes Klajdi Qëndro.
Ishin akumulimet e gjithë sezonit negativ të ekipit ku në shumë javë përveç problemeve na u shtuan dhe ato të arbitrave ku na shikonin javë pas jave duke na dënuar sistematikisht me gabimet e tyre. Nuk kemi asgjë me ekipin e SOPOTIT, por ndeshja që nisi sot në Cërrik ishte si pasojë e asaj ku Librazhdi ishte dënuar pikërisht për tifozët në fushë asnjanëse për t’i zhvilluar ndeshjet. Sot në Cërrik ka patur shumë tifozë ku lojtarët e ekipit tonë janë ofenduar masivisht dhe pastaj ra pjesë e kësaj preje edhe arbitri i ndeshjes. Na vjen shumë keq për këtë që ka ndodhur. Ndaj i kërkojmë ndjesë edhe njëherë publikisht arbitrit Klajdi Qëndro.