Teuta ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League dhe në këto kushte, skuadra bregdetare vijon prej ditësh përgatitjet intensive nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi.
Veç kësaj, klubi durrsak ka menduar që të testojë lojtarët që ka në dispozicion për të kirjuar një ide më të qartë rreth tyre përmes një takimi miqësor.
Kësisoj, Teuta do të luajë kundër Laçit, të dielën e 16 qershorit, në orën 17:30. Lajmi është bërë i ditur nga “Djemtë e Detit” që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bënin me dije:
“Teuta vijon me intensitet përgatitjet verore. Nën drejtimin e trajnerit , Bledi Shkëmbj, dhe të stafit të tij, “Djemtë e detit” po djersijnë vërtet shumë, me nga dy seanca në ditë. Skuadra ka hyrë në ditën e pestë të përgatitores verore, në prag të kualfikueseve të Uefa Europa Ligue.Gjendja e grupit shfaqet e kënaqshme dhe lojtarët po i përgjigjen pozitivisht programit të specifikuar përgatitor.
Ndërkohë, për t’i parë lojtarët në veprim, për të krijuar një ide mbi gjithësecilin klubi ka vendosur miqësoren e parë të vërtetë për këtë periudhë pergatiore Teuta dhe Laçin do të vihen përballë njëri-tjetrit ditën e dielë, 16 qershor, në orën 17:30, në stadiumin “Niko Dovana””.