Lojtarët e Vllaznisë kanë bojkotuar stërvitjen e sotme pasi nuk janë paguar prej 4 muajsh. Në një lidhje me “Fan Zone”, kapiteni Gilman Lika ka treguar edhe vendimin e lojtarëve se përse kanë bojkotuar stërvitjen sot. Sipas tij ata nuk janë paguar prej 4 muajsh majde futbollistët e ardhur nuk kanë ushqim dhe as drita në shtëpitë e tyre.
Vendimi për bojktot? “Ekipi nuk është paguar që në muajin janar. Ata nuk janë interesohen për ne, qeratë nuk janë paguar dhe lojtarët nuk kanë drita as në shtëpi.
Paga e Federatës nuk ishte as për të ngrenë bukë edhe pse duhet ta falenderojmë për këtë ndihmë. Ne kemi kërkuar që të paguhemi këto muaji e ato shtesë të marrin vendim klubi për pagën minimale.
Nuk kam një ekip botë që të heqin rrogën komplet në muajin mars dhe prill dhe kjo është skandaloze. Kemi marrë vendim të gjithë lojtarët dhe nuk kemi asnjë kundër. Kemi bërë bojkot për stërvitjen pasi nuk vazhdohet kështu.
Unë flas në emër të grupit dhe ne do të vazhdojmë bojkotin deri sa të zgjidhet kjo situatë. Ne kemi vendosur të vazhdojmë këtë “luftë” derisa të zgjidhen problemet. Ne jemi futbollistë dhe duhet të kemi kushtet për luajtur futboll. Kemi disa ditë që kërkojmë një takim për këtë situatë. Nuk kemi folur me Kryetaren e Bashkisë dhe nuk jam në dijeni nëse dikush nga klubi është takuar. Ne kërkojmë pagasat, qeranën dhe ushqimin për lojtarët e huaj”.