Manchester United fitoi dje me përmbysje 3-2 kundër Atalantës në “Old Trafford”. Sfida u vendos nga një gol në limite me të përhershmin Ronaldo. Pas ndeshjes, trajneri Solskjaer ka komplimetuar skuadrën, duke I kthyer edhe përgjigje një pyetje provokative nga gazetari I BT.
“Mendoj se kemi luajtur mirë edhe në pjesën e parë. Atalanta shënoi një gol nga hiçi dhe më pas nga një goditje standarde. Lojtarët e mi nuk pushuan kurrë së besuari.
Rashford e pati një rast edhe në pjesën e parë. Sa i takon golit të Maguire, ishte instinktiv. Nuk mendoj se e prisnit që ai të shënonte në atë rast. Pastaj Ronaldo është një finalizues i madh.
Nëse ndokush do ta kritikojë atë për faktin se sa punon për skuadrën, le të shohin ndeshjen me Atalantën dhe do ta vënë re se sa vrapon.
Lojtarët luajtëm për të të shpëtuar nga shkarkimi? As mos e nis këtë pyetje, mos tregoni mungesë respekti për futbollistët. Ata luajnë për Manchester United e dinë që janë djemtë më me fat në botë për këtë”, tha Solskjaer.