“Nuk do të ketë plazh deri në datën 7 qershor”, kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili bëri me dije që ende nuk mund të frekuentohet bregdeti shqiptar për të minimizuar rrezikun e përhapjes së Coronavirusit. Duket se kjo ka qenë thjesht një frazë për lojtarin e Partizanit, Dejan Boldor, i cili ditën e djeshme ka shijuar rrezet e diellit në brigjet e “Gjirit të Lalzit”.
Mbrojtësi italian është shfaqur së bashku me motrën e tij në bregdet, pikërisht në ditën kur s’lejohej lëvizja e automjeteve. Veç kësaj, është e ndaluar që të udhëtosh nga zonat e kuqe siç është Tirana në ato të gjelbërta. Ndoshta qendërmbrojtësi i kampionëve s’është njohur siç duhet me rregullat e qeverisë shqiptare.