Ditën e sotme, administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, është takuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas një fotoje që ka postuar Telesport, në takim nuk është vetëm Idrizi, por edhe presidenti i kompanisë Altasjet, Murat Ersoy, si investitor tek vlonjatët.
Flamurtari për momentin, pas 31 javëve të luajtura në Superiore renditet në vendin e 3 me 48 pikë dhe një kualifikim në Europa League do të sillte shumë fitime për klubin.
Çfarë mund të bëjë presidenti Duka në këtë rast? Mbase nuk mund të zgjidhë punë, por që në anën tjetër, FSHF-ja mund të ndihmojë në licensimin e klubit për të marrë pjesë në këtë kompeticion.
Pa kaluar asnjë turn, vetëm me pjesëmarrjen, Flamurtari arrkëton rreth 200 mijë euro nga Europa League, që do të ndihmonte shumë në rregullimin e çështjeve financiare.