Ditën e sotme Dinamo ka zhvilluar testin e radhës miqësor ndaj FK Kikës. Skuadra dinamovite ka fituar me rezultatin 3-2, ndërsa në fushën e lojës kishte edhe shumë lojtar të rinjë në provë që duhet të bindin trajneri Allmuca për të firmosur një kontratë. Kategoria e Parë nis në shtator dhe Dinamo vijon nga puna pasi kërkojnë të jenë një nga skuadrat pretendente.
DINAMO 3-2 KF Kika
Ditën e sotme në kompleksin e Pezës, Dinamovitët kanë zhvilluar ndeshjen e tretë miqësore, ku përballë kishim mysafirët e Kf Kikës të cilët garojnë në ligën e dytë të Kosovës.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të Bluve të drejtuar nga Igli Allmuça. Në formacionin e Dinamos ra në sy edhe numri i madh i lojtarëve të rinj që janë në provë.
Në ditët në vazhdim do të ketë të tjera miqësore si dhe zyrtarizime të futbollistëve që do jenë pjesë e bluve sezonin e ri.