Juventus është futur në tratativa për të përforcuar mesfushën bardhezi. Siç raportojnë mediet italiane, dëshira kryesore është Manuel Locatelli. Por, operacioni me mesfushorin duket mjaft i veshtirë për shkak se Sassuolo vështirë se do ta lërë të lirë. Mësohet se te Juventus janë gati ta huazojnë për dy vite me të drejtë blerje për 35 milionë euro.
Mirëpo kjo shifër është shumë larg Arsenal që ka ofruar 40 milionë plus bonuset. Dëshira e vetë futbollistit është Juventus, por te Sassuolo s’kanë ndërmend ta lënë të lirë. Nga ana tjetër, Miralem Pjaniç dëshiron të largohet nga Barcelona dhe kësisoj ai është një alternativë e mirë për “Zonjën e Vjetër”. Sipas Fabrizio Romano, te bardhezinjtë duhet të zgjedhin njërin nga futbollistët.