Finalja e Uefa Champions League ishte pa asnjë dyshim ndeshja më e keqe në karrierën e portierit të Liverpool, Loris Karius. Gabimet e portierit ja bënë punën goxha më të thjeshtë futbollistëve të Realit te Madridit të cilët triumfuan për të tretën herë radhazi në kompeticionin më të rendësishëm për klube ne Evropë. Kjo ka bërë që trajneri Jurgen Klopp por edhe drejtuesit e skuadrës angleze të mendojnë për zvendësuesin e tij per sezonin e ardhshëm.
Në krye të listës së The Reds qëndron pikërisht portieri Brazilian i Romës, Alison i cili pëlqehet shumë nga trajneri gjerman. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë që Roma ta lejojë një portier të tillë të largohet pa përfituar një shumë të majme. Në rast dështimi të transferimit të Alison ne Anfield skuadra e Liverpool mund të hidhet në sulm për portierin e Atletikos së Madridit Oblak.