Liverpool-i bëri një humbje që nuk pritej aspak ndaj serbëve te Crvena Zvezda, ditën e martë në Champions League, me rezultatin 2-0. Por, duket se tifozët kanë gjetur tradhëtarin tek një lojtar i ekipit të tyre.
Futbollisti serb, Lazar Markoviç pa që t’i shkatërrohej karriera, pa e tepruar aspak, brenda pak minutash. Shkaku? Mesfushori harroi që ishte pjesë e Liverpool-it dhe i bëri pëlqim disa flamurave serbë të ardhur nga një tifoz, që po festonte fitoren e Crevena Zvezdës ndaj ekipit anglez. E përditshmja “Daily Mail” ka bërë disa komente të tifozave publike :
“Ne e dërguam Markoviçin në Serbi, në vendin e tij të lindjes. Duhej që ta kishim lënë atje”.
“Më mirë dërgojeni në “Legue One” këtë lojtar”
“Liku i këtij lojtari, është një tjetër arsye për të kuptuar se karriera e tij nuk po shkon askund”.