VLLAZNIA – LAÇI 4-1
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic; Smajli, Juric, Gurishta, Hakaj; Jonuzi, Alivoda, Marku; Hoxhaj, Kaina, Mala Trajner: Mirel Josa
Laçi: Dajsinani; Duka, Velkoski, Borysiuk, Roganovic; Manellari, Ujka, Geci, Guindo, Mazrekaj, Adeleke. Trajner: Gentian Mezani
Ndeshja: Vllaznia ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 kundër Laçit, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa nuk e kanë diskutuar në asnjë moment triumfin. Për shkodranët shënuan Hoxhaj (2 gola) dhe Juric, ndërsa Shkurtaj ngushtoi shifrat për kurbinasit. Pas kësaj ndeshje, Vllaznia ngjitet në kuotën e 28 pikëve, 2 më pak se Partizani i vendit të dytë. Ndërsa Laçi renditet në vendin e gjashtë me 20 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90+3′- Fjoart Jonuzi realizon golin e katërt për Vllazninë.
90′- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.
86′- Mundësi ideale për Lacin. Serxho Ujka nuk arrin ta çojë topin në rrjetë.
73′- Vllaznia realizon golin e tretë. Marko Juric harrohet në zonë dhe nuk fal përballë Dajsinanit.
65′- Laçi ngushton diferencën. Një top në zonë dhe Vasil Shkurtaj nuk fal para porte.
58′- Vjen momenti i shumëpritur për shkodranët. Në fushë Bekim Balaj, i cili zë vendin e Kainës.
54′- Kaina pranë golit të tretë, por sfera e goditur nga ai shkon jashtë kuadratit.
46′- Starton pjesa e dytë.
45′- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë.
43′- Vllaznia realizon golin e dytë me Ardit Hoxhajn.
32′- Vllaznia në avantazh. Goditje këndi për kuqeblutë dhe Ardit Hoxhaj con topin në rrjetë.
27′- Këndore për Laçin, largon mirë mbrojtja shkodrane.
19′- Inkursion i bukur nga ana e Esat Malës. Gjuan mesfushori i Vllaznisë, por pret mirë Dajsinani.
12′- Vllaznia pranë golit. Rast i artë për shkodranët, por Ardit Hoxhaj nuk e shfrytëzon si duhet.
3′- Vllaznia pranë golit. Kaina gjuan me kokë, devijon portieri Dajsinani.
1’- Starton ndeshja në “Loro Boriçi”.