Barcelona – Valencia 0 – 2 / Finalja e Kupës së Mbretit
Valencia shënon edhe golin e dytë me anë të Rodrigos. Aksioni nga krahët shumë i shpejtë dhe më pas krosimi brenda zonës, e Rodrigo me kokë nuk e ka pasur aspak të vështirë ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.
Valencia ka kaluar në avantazh në minutën e 21 ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit.
Autori i golit është Kevin Gameiro, i cili me një goditje potente brenda zonës, e ka lënë të palëvizur portierin Cillesen.