FT/ Bylis 4 – 1 Erzeni (Lajthia 9′, Kaçorri 23′, Beji 57′, Souza Ferreira 89′ / Oliveira de Souza 70′)
Bylis ka fituar 4-1 me Erzenin në “Adush Muça”. Sfida hapëse e javës së gjashtë në Superligë ka prodhuar pesë gola, teksa miqtë e Kapllanit pësojnë golat e parë të sezonit.
Mbrojtja e pathyeshme tanimë ka pësuar më shumë sesa ka shënuar ekipi, me Bylis që i barazon me 11 pikë për të marrë vendin e dytë, duke i spostuar miqtë në vendin e tretë.
Sfida nisi mirë për vendasit, që kaluan në avantazh me Lajthinë pas 9 minutash lojë. Ka qenë Kaçorri që në të 23 do qetësonte vendasit me golin e dytë. Në 45 minuta e dyta, Beji do gjente golin e tretë, teksa de Souza për miqtë që rihapte ndeshjen në të 70 minutë, para se Ferreira Souza të mbyllte gjithçka në 4-1 vetëm 1 minutë nga fundi.
Superliga – java 6 – 15:00
Stadiumi: Adush Muça, Ballsh
Arbitër: Albert Doda
Formacionet zyrtare:
Bylis: Teqja; Trumci, Janku, Damçevski, Loran; Maçolli, Qoshku, Lajthia; Perreira Da Silva, Kaçorri, Beji Trajner: Arian Bellai
Erzeni: Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani; Kahrimanoviç, Alan, Mehmeti; Ademi, Nonato, Kadriu Trajner: Xhevahir Kapllani
Komenti minutë pas minute:
90+3′ Mbyllet 4-1 ndeshja në “Adush Muça”.
89′ GOOL! Bylis shënon supergol me Souza Ferreira. Erzeni pëson golin e katërt. Prishet rekordi i shijakasve.
75′ Trajneri i Erzenit, Kapllani merr të verdhë në stol.
70′ GOOL! Oliveira de Souza shkurton shifrat, Erzeni rihap ndeshjen.
68′ Damçevski merr karton të verdhë te vendasit.
57′ GOOL! Beji çon shifrat në 3-0. Krosimi nga e djathta e sulmit nuk kontrollohet mirë nga Xhika, me sulmuesin vendas që gjen golin e tretë sezonal.
52′ Skemë nga goditja e dënimit, Xhika ndal goditjen e Kaçorrit.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+1′ Mbyllet 2-0 pjesa e parë.
45′ Një minutë shtesë.
38′ Beji nuk i beson syve, sulmuesi i Bylis gabon nga 5 metra.
34′ Teqja ndal gjuajtjen e Alan, goditje e lehtë nga braziliani.
33′ Kahrimanovic provon nga goditja e dënimit, topi ndalet në murin mbrojtës.
23′ GOOL! Kaçorri dyfishon epërsinë e Bylis. Sërish goli vjen nga goditja e këndit.
12′ Ndërhyrje në vijën anësore, Beji përplaset me Kahrimanovic. Skuadrat përplasen në fushë, arbitri ndëshkon dy protagonistët me karton të verdhë.
9′ GOOL! Lajthia zhbllokon ndeshjen për vendasit, gol i bukur në zhvillimet e një këndoreje.
6′ Kaçorri provon nga jashtë zone, devijohet topin.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.