Kazakistani 0 – 0 Shqipëria
Shqipëria e Edi Rejas nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në transfertë me Kazakistanin, teksa janë ndalur edhe nga portieri vendas në disa raste me Brojën dhe Seferin.
Pjesa e parë ka qenë disi më e ekuilibruar, ndërsa 45 minutëshi I dytë ka qenë më I mirë të kuqezinjtë, që gjithsesi nuk kanë shënuar në dy raste me Brojën dhe në fundin e ndeshjes me Seferin. Pas tre ndeshjeve të luajtura në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë me pikë të barabarta me Kazakistanin (4), ndërsa Bjellorusia do të luaj me Lituaninë.
Liga e Kombeve – Liga C – 15:00
Stadiumi: Almaty Ortalyk Stadion (Almaty)
Gjyqtar: Dumitri Muntean MOL
Formacionet:
Kazakistani: (5-3-2) Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat (Persukht), Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov (Fedin). Trajner: M. Bilek
Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja
Komenti minutë pas minute:
90+3′ Mbyllet ndeshja 0-0
90′ Tre minuta shtesë
88′ Seferi humbet një rast të artë në fundin e ndeshjes
87′ Tagybergen shkel Abrashin, zëvendësim i detyruar te kuqezinjtë. Në lojë Laçi
82′ Dy zëvendësime te kuqezinjtë, dalin Trashi dhe Manaj, në lojë Memolla dhe Seferi
78′ Broja driblon mbrojtjen dhe nuk pason te Manaj që ishte i lirë, goditja e sulmuesit del jashtë
76′ Broja nuk përfiton nga gabimi i kazakëve, sulmuesi kuqezi godet jashtë
71′ Trashi godet nga jashtë zone, tentativa shkon jashtë
70′ Dy zëvendësime për kazakët, në fushë Fedin dhe Persukht
60′ Bare fantastik me assist, Broja nxjerr blof portierin por largon mbi vijë mbrojtësi vendas
59′ Tagibergen vë në provë Berishën, pret portieri kuqezi
50′ Bare godet nga brenda zonës me të majtën, topi shkon lehtë në duart e portierit
46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime
45+1′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë
45′ Një minutë shtesë
30′ Kallaku shmang mjaft mirë kundërshtarët, goditja e lojtarit kuqezi ndalet nga Pokatilov
8′ Ahmedov godet shtyllën e tij, Shqipëria e pafat. Kazakistani pranë autogolit pas krosimit të Trashit nga këndorja
3′ Pasiguri nga Berisha, gardiani pret në dy kohë dhe mbetet i dëmtuar. Asnjë problem
2′ Rrezikon Kazakistani, Trashi largon në këndore
1′ Nis ndeshja me topin e parë nga vendasit