EGNATIA 2-0 KORABI (16′ Delarge, 81′ Jackson)
Egnatia ka fituar me rezultatin 2-0 finalen e “play out” ndaj Korabit. Sfida e luajtur në Rrogozhinë prodhoi dy gola në 100 minuta dhe shumë tension në fundin e sfidës. Lojtarët e të dy skuadrave nuk i mbajtën nervat dhe u përplasën mes tyre.
Sfida u dominua nga Egnatia, e cila e gjeti fillimisht rrugën e rrjetës në minutën e 16’ me Delarge dhe Jackson në minutën e 81’ me Jackson. Me këtë fitore rrogozhinasit do mbeten pjesës e Superiores, ndërsa Korabit i duhet të luajë sërish në Kategorinë e Parë.
Takimi u zhvillua në kufijtë e rivalitetit brenda 90 minutave, ku ra në sy një pjesë e parë më e mirë. Gjithçka ndryshoi në minutën e fundit, ku ndodhën skenat e shëmtuara. Vetëm 2 lojtarë nga ekipet respektive u ndëshkuan me karton të verdhë pas skenave të dhunshme.
Komenti minutë pas minute:
FT EGNATIA 2-0 KORABI
90+10′ Mbyllet ndeshja. Egnatia fiton me rezultatin 2-0.
90′ Tension në fushë. Fillimi i ndeshjes vonohet disa minuta, ndërsa vetëm 2 lojtarë ndëshkohet me karton të verdhë.
87′ Tension në fushën e lojës, pas ndërhyrjes së gabuar nga lojtari i Egnatias.
81′ Jackson e kthen në gol penalltinë, duke e çuar takimin në 2-0 për Rrogozhinasit. Gjithçka mund të quhet e mbyllur tashmë.
75′ Ndeshja nuk ka ritmin e pjesës së parë. Egnatia vazhdon të tregohet më kërkuese për të dyfishuar rezultatin, ndërsa Korabi pret të shfrytëzojë ndonjë mundësi.
59′ Pedro tenton supergol. Portieri i Korabit tregohet i vëmendshëm dhe largon topin në këndore.
55′ Kanë kaluar 10 minuta nga pjesa e dytë dhe Egnatia vazhdon të mbetet më kërkuese.
46′ Fillon pjesa e dytë.
HT/ EGNATIA 1-0 KORABI
45+1′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 për Egnatian.
36′ Agbekpornu ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.
30′ Imeri tenton me goditje jashtë zone. Topi devijohet nga mbrojtja e Korabit dhe përfundon në këndore.
23′ Taulant Marku i shkon afër golit të barazimit. Goditja e lëshuar brenda zonës përfundon mbi kuadrad.
16′ Gooool! Delarge kalon në avantazh Egnatian, që po kërkonte prej minutash golin e parë të sfidës.
10′ Rasti i parë i rrezikshëm për Egnatian.
1′ Fillon sfida me topin e parë të shkelmuar nga Egnatia.
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krivanjeva, Krasniqi, Allmuça, Agbekpornu, Levendi, Delarge, Imeri, Jackson, Pedro
Trajner: Zekirija Ramadani
Korabi: Mehidri, Joti, Paplekaj, Sefgjinaj, Disha, Çutra, S.Mziu, Raza, Geci, Marku, Dragoj
Trajner: Donald Mziu
Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti ; Asistentë: Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha ; Arbitër i katërt: Kreshnik Cjapi
VAR: Kridens Meta ; AVAR: Rejdi Avdo