Luftëtari po luan kundër Skënderbeut në kuadër të javës së 31-të të Superiores. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërkohë që në këtë fraksion të dytë loje do të tentohet një rezultat pozitiv nga të dy ekipet.
Trajneri i bluzinjve, Mlladen Milinkoviç nuk ka bërë asnjë ndryshim në këtë pjesë të dytë, ndërkohë që edhe Ilir Daja i Skënderbeut i ka besuar titullarëve të fraksionit të parë të lojës. Kujtojmë që kjo sfidë është e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.