Është mbyllur pjesa e parë mes Chelsea dhe Manchester United në Premier League me rezultatin 0-1. Të dyja ekipet vijnë nga tre ndeshje pa fitore dhe duket se sfida e sotme do të jetë përcaktuese për ecurinë në kampionat ku qëllimi i të dyja klubeve është pjesëmarrja në Europë.
Në minutën e 44 të ndeshjes Martial godet saktë me kokë, pas krosimit nga Bissaka nga krahu i djathtë. Në këtë mënyrë pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të “Djajëve të kuq”.
Harry Maguire ka shënuar golin e dytë për skuadrën e Manchester United në minutën e 66. Bruno Fernandes kroson saktë në zonë nga një goditje këndi dhe më pas është Maguire ai i cili godet fuqishëm me kokë.
Formacionet:
Chelsea: Caballero; James, Christensen, Rudiger, Azpilicueta; Kanté, Jorginho, Kovacic; Ëillian, Batshuayi, Pedro.
Man United: De Gea; Ëan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaë; Ëilliams, Fred, Matic, B. Fernandes, James; Martial.