Një minutë dhe dy aksione për secilën skuadër në takimin Tirana-Flamurtari. Si fillim ishin vlonjatët që rrezikuan me Shehajn, por gjuajtja e tij u prit nga Ilion Lika, ndërsa portieri i Tiranës nisi një top të gjatë për Takun.
Mesfushori bardheblu krosoi bukur me të majtën për sulmuesin Flamur Bajrami, i cili vetëm pak metra larg portës së Flamurtarit gjuajti keq duke ia dërguar topin në dorë portierit Argent Halilaj.
Po luhet minuta e 88′ dhe sfida është ende në barazim 0-0.