Kupa e Shqipërisë do zhvillojë sot gjashtë ndeshjet e mbetura për raundin e parë. Në të dy grupet, 12 skuadra do zbresin në fushë. Në atë A, Partizani dhe Tirana kanë misione jo të lehta, me trajnerët respektivë që projektojnë rotacione.
Me fillim në 15:00, skuadrat pretendente do kërkojnë të mbyllin llogaritë qysh në ndeshjet e para, për mos i lënë asgjë rastësisë. Interesante edhe ndeshja në Sarandë, me vendasit e Butrintit që presin Dinamon. Për Tiranën dhe Partizanin ky është një test gjeneral, në prag të derbit mes tyre që luhet të diel në 19:00 në “Air Albania”.
Rezultatet në kohë reale:
Kupa e Shqipërisë – Turi I – sot 15:00
Grupi A
Veleçiku – Tirana
Partizani – Oriku
13:00 FT Butrinti 0 – 1 Dinamo (Da Silva 56′)
Lushnja – Tërbuni
Grupi B
Shkumbini – Egnatia
Burreli – Tomori