Flamurtari 1-2 Korabi (Kondaj 81′ / Keko 45′, 90+11′)
Flamurtari dhe Korabi u përballën ditën e sotme në “Arenën e Demave” për gjysmëfinalen e Play-Off. Dibranët arritën të fitonin në një ndeshje të çmendur. Dygolëshi i Albers Kekos, me atë të fitores në minutën e 101 bën që Korabi të kalojë në finalen e madhe ku do të përballet me ekipin që përfundon i 8-ti në Superiore.
Formacionet Zyrtare:
Flamurtari (4-4-2): Kuka; Liçaj, Pjeshka, Ramadani, Vitija; Fernando, Yuri, Indio, Igor, Ribaj, Pedro; Trajner: Diego Longo
Në stol: Kaloshi, Silue, Shkalla, Beqja, Flores, Kondaj, Lleshi, Disha, Bylykbashi, Qarri
Korabi (4-3-3): Qyrani; Selmani, Lala, Paplekaj, Tabaku; Marku, Lila, Mziu; Keko, Beshiraj, Kasalla; Trajner: Shpend Kumbarçe
Në stol: Mehidri, Xhafa, Tanushi, Joti, Koçi, Buci, Demaj, S.Lilaj, Hasaj.
RASTET:
90+17′ Përfundon ndeshja.
90+15′ Kaos në fushën e lojës, përplasjet pas golit sjellin 4 kartona të kuq. Ramadani, Oliveira dhe Bylykbashi largohen me të kuq nga Flamurtari ndërsa Marku nga Korabi.
90+11′ Festë e ÇMENDUR e dibranëve, Albers KEKO i jep fitoren Korabit
81′ Kondaj barazon ndeshjen, prekja e parë e topit dhe e dërgon në rrjetë.
66’ Moment i frikshëm teksa Sokol Mziu ka marrë një goditje të rëndë teksa po ndalte topin në hyrje të zonës. Kërkohet menjëherë ndërhyrja e stafit mjekësor dhe ambulancës.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Feste e Korabit, Albers Keko zhbllokon sfidën.
33’ Mundësi e artë për të shënuar e Kekos i cili shfaqet i vetëm para Kukës në një kundërsulm teksa gabon më pas gjithçka para katërkëndorit duke gjuajtur jashtë.
13′ Tjetër rast i artë i Flamurtarit, gjuajta e Ribajt devijohet në traversë.
9’ Mundësia e parë e mirë e skuadrës së Flamurtarit është me De Oliveira i cili gjuan me të majtën por gjen përgjigjen e Qyranit.
1′ Nis ndeshja.