FT Dinamo 2 – 1 Vora (Da Silva 25′ (p), Djidjiwa 47′ / Keqa 53′)
FT Burreli 0 – 1 Korabi (Paplekaj 7′)
NDESHJET/ Burreli ka humbur 0-1 me Korabin në “Liri Ballabani”. Të drejtuar nga Samuel Nikaj, vendasit janë mposhtur me një gol të Peplekaj në të 7 minutë, ndërsa kanë pretenduar dy penallti te kryesori Ferataj.
Megjithëse Burreli ka dominuar sfidën në raste e lojë, tri pikët kanë folur për miqtë nga Peshkopia që I bën një nder Dinamos, me kreun e renditjes që ka ndryshuar sërish.
Blutë e Dinamos fituan 2-1 me Vorën në “Selman Stërmasi”, me kryeqytetasit që kanë marrë vendin e parë, duke spostuar me një pikë Burrelin në vendin e dytë për play-offin e Kategorisë së Parë, grupi A.
Renditja:
Kategoria e Parë, A – java 20 – 13:00
Stadiumi : Liri Ballabani, Burrel
Arbitër: Olsid Ferataj
Formacionet:
Burreli: Miraka, Dedgjonaj, Segjinaj, Vecaj, Stana, Raboshta, Kurbneshi, Toma, Hasa, Dodaj, Mallunxa Trajner: Samuel Nikaj
Korabi: Mehidri, Paplekaj, Disha, Kurti, Mziu, Cutra, Skuka, Marku, Topalli, Joti, Muca Trajner: Agim Canaj
Komenti minutë pas minute:
90+5′ Mbyllet 0-1 ndeshja në Burrel.
81′ Burreli shtyn në sulm për të gjetur barazimin, Korabi mbron mirë.
50′ Burreli pretendon penallti, Ferhataj thotë se loja duhet të vijojë. Vendasit rrethojnë kryesorin, Raboshta merr karton të verdhë për protesta.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Pjesa e parë mbyllet me tenison, të sharra dhe shtyrje mes lojtarëve.
40′ Vecaj provon nga jashtë zone, topi del jashtë portës mike.
25′ E pabesueshme ç’humbet Raboshta, Burreli pranë barazimit.
7′ GOOL! Paplekaj kalon miqtë në avantazh. Mbrojtësi kërcen mbi të gjithë dhe me kokë gjen rrjetën pas asistit të Mziu.
3′ Raboshta pranë golit te vendasit.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.