Manchester City ka dyfishuar rezultatin në minutën e 62-të, me anë të De Bruyne. Kujtojmë që belgu dha dhe assistin e golit të parë. Kështu, qytetarët shkojnë të sigurtë drejt fitores.
Sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së prapambetur të Premier Ligë mes Manchester City dhe West Ham. Qytetarët po fitojnë 1-0 falë golit të Rodrit në minutën e 30-të. Të besuarit e Guardiolës kanë kontrollin e lojës, ku vlen të përmendet mbajtja e topit: 75 %. Kundërshtarët kanë tentuar të surprizojnë me kundërsulme, por pa rezultat.
Guardiola kishte deklaruar para ndeshjes se deri në fund akoma javë për të parë se ku do përfundojnë në rënditje. Megjithatë, Liverpool është shkëputur aq shumë sa vështirë se mund të kemi surpiza në luftën për titull. Por ajo që mund të bëj City është të provojë.