Partizani – Kukësi 0-0
Partizani: Hoxha, Malota, Atanda, Kalari, Ibrahimi, Ramadani, Trashi, Batha, Vila, Bardhi, Ekuban Trajner: Sulejman Starova
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Shameti, Imami, Musolli, Lena, Hasani, Karioka, Emini, Pejiç Trajner: Ernest Gjoka
Gjyqtarë: L. Jemini, E.Doda, D. Rexha, E. Barushi
1′- Topi i parë shkemohet nga miqtë.
4′- Partizani arrin të shënojë me Ekuban por për gjyqtarin Jemini pozicioni i italianit nuk është i rregullt.
8′ – Të besuarit e Starovës e kanë nisur këtë frakion loje në sulm. Këndore për të kuqtë, por që nuk shfrytëzohet siç duhet nga lojtarët e 15 herë kampionëve të Shqipërisë.
12′- Sërish Partizani në sulm. Trashi gjuan një këndore, por mbrojtja verilindore është në pozicion.
15′ – Ekuban dmëtohet në mesin e fushës. Ndeshja ndërpritet për disa minuta për t’i ardhur në ndihmë italianit, i cili ngrihet duke çaluar.
20′- Tashmë Kukësi kërkon të shtyjë përpara dhe fiton një rivënie anësore në të majtë të mbrojtjes së Partizanit. Verilindorët arrijnë
21′ – Pero Pejiç ka një mundësi të artë për të shënuar golin e avantazhit, por Sodiq Atanda devijon topin në këndore.
24′- Partizani sërish në sulm. Lorenc Trashi ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, por sërish mbrojtja kuksiane është e vendosur siç duhet.
27′ – Goditje dënimi për verilindorët në mesin e fushës. Kalari prek një top me dorë dhe tashmë është radha e kuksianëve për të qenë pranë portës së kuqe. Megjithatë për Alban Hoxhën gjithçka është e lehtë.
30′ – Dy lojtarë të dëmtuar, Bardhi për Partizanin, Hasani për Kukësin. Por për dy mesfushorët nuk duket të jetë diçka e rëndë dhe ngrihen sërish pas ndihmës mjekësore.