Ndeshja mes Dinamos dhe Kastriotit ka mbërritur në minutën e 30-të të saj. Duket se ekipet kanë hyrë në ritmin e lojës ku shikohet një iniciativë në sulm nga dy ekipet.
Më shumë e kanë pasur vëmendjen drejt portës kundërshtare krutanët ku me Dycën dhe Malindin kanë rrezikuar në dy raste por pa konkretizimin e duhur të tyre. Ndeshja luhet për Grupin A të Kategorisë së Parë.