Tashmë kanë mbetur edhe 10 minuta nga përfundimi i ndeshjeve, Kukësi-Laçi dhe Vllaznia- Korabi. Në “Zeqir Ymeri”, verilindorët po fitojnë me rezultatin 2-1, ndërsa në “Loro Boriçi” shkodranët po barazojnë 1-1 kundër dibranëve.
Kujtojmë që kjo javë është e vlefshme për javën e 31-të të Superiores dhe nëse sfidat do të mbyllen me këto rezultate, Kukësi rimerr vendin e parë me 65 pikë, i ndjekur nga Partizani në të njëjtën kuotë pikësh. Ndërkohë që Vllaznia mbetet në vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa Korabi në të fundit me 13 pikë.