Shqipëria përballet nesër me Lituaninë në transfertë, në kuadër të Ligës së Kombeve (18.00). Trajneri Edi Reja ka zhvilluar sot konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur jo vetëm për nivelin e rivalit, por edhe inkuadrimin e të rinjve në ekip.
”Lituania luan shumë mirë. Përformanca e tyre ndaj nesh ka qënë shumë e mirë. Një presing në rritje, i cili ka rezultuar edhe në gabimet tona. Është një ekip që bazohet në aftësitë fizike. Do mundohemi të gjejmë pikat e dobëta të tyre duke ushtruar presionin tonë.
Mungesat? Ekipi ka 10 lojtarë të rinj, të cilët janë ndjekur nga stafet teknike. Janë shumë lojatrë të mirë, është çështje besimi. Federata ka program për infiltrimin e lojtarëve të rinj në Kombëtare” – Tha Reja.