Ish-futbollisti anglez Gary Lineker njihet për batutat dhe komentet e tij pikante. Së fundmi ai ka bërë një tjetër koment të “hidhur” për kombëtaren argjentinase.
Gjatë kohës që po luhej ndeshja mes Francës dhe Argjentinës, Lineker shkruajti në rrejtet sociale një status për Messin ku thuhej: “Messi është lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që është edhe 9-tsh fals edhe trajner fals”.
Një ironi e pastër kjo në drejtim të teknikut të kombëtares “albiceleste” Sampaoli, i cili është komentuar së tepërmi në lidhje me autoritetin e tij në ekip. Pas videos në ndeshjen kundër Nigerisë ku ai u kap duke pyetur Messin në lidhje me aktivizimin e Agueros, mediat aluduan se urdhërat në kampin e Argjentinës i jep vetëm “pleshti”.