Miratimi i Ligjit për Sportin në Shqipëri është kthyer në një objektiv konkret në prag të sezonit 2019-2020. Një gjë të tillë e konfirmon edhe administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili pohon se me tu miratuar ligji, do të jetë ai i pari që do të shpenzojë për të ngritur lart futbollin shqiptar dhe natyrisht Flamurtarin. Për mediat lokale në Vlorë, Idrizi deklaroi:
“Me daljen e Ligjit për Sportin ne do të jemi të aftë… Nëse ligji i sportit del sot në Shqipëri, nesër ti do të shikojsh se kjo fushë nuk ekziston. Ne do të fillojmë direkt investimet. Pra në stadin që ne të mos të hyjmë nga hyjnë këto lek, nga shkojnë këto lek. Që të jemi me çdo gjë korekt, ne të jemi me çdo gjë korekt. Ne duam të investojmë në këtë. Të jesh i sigurtë se ne do të konkurojmë me çdo njeri. Nëse në shtator, më datën 3 miratohet Ligji për Sportin, më datën 4 ne fillojmë investimet, me statusin tonë tashmë të përcaktuar qartë, pra jo me atë statusin e atij që “ka çdo gjë, por s’ka asgjë”.
Ligji për sportin?
“Ligji për sportin krijon një ekonomi, krijon një sektor të 5-të të ekonomisë. Sporti në Shqipëri është më tepër se i paqartë. Ka një kaos në Botë, por ka edhe një kaos që është harmonik. Nëse këtu është një kaos që është gjysëmharmonik me çështjen e pagesave nën dorë dhe mbi dorë. Nëse kemi një çështje me shit-blerjet e ndeshjeve, me njërëz që nuk e dijnë se kush janë këto njerëz dhe pse investojnë. Tashmë me krijimin e Ligjit të Sporteve do të kemi krijimin e një industie, një sektori të ri. Futbolli është një fabrikë, futbolli është një fabrikë. Por me këtë stad që është sot nuk prodhon dot. Në momentin që ky ligj do të na detyrojë ne që të investojmë në Shqipëri, që një pjesë të tatimeve të fitimit tonë ta investojmë në sport tashmë ligjërisht, atëherë të gjitha do të jenë të siguruara tashmë. Pagesat, do të jenë fondet dhe mbi të gjitha do të jetë infrastruktura e sigurtë. Pra sot që flasim bashkë, shikoni atje, gardhet janë të rrënuara, fusha është e prishur. Flamurtari është i vetmi klub në Shqipëri që nuk ka një terren. Pra, nuk duhet të presim vetëm nga ana publike, nga shteti. Me këtë ligj të gjithë pozicionohen qartë, pra kjo është ajo që unë kërkoj. “-përfundoi Idrizi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.