Prej orës 11 të ditës së sotme, Liga Profesioniste e Futbollit ka nisur një takim me përfaqësuesit e klubeve të Superiores. Ndërkohë në sy ka rënë mungesa e Nderim Nexhipit, drejtori sportiv i verilindorëve që ishte gjithmonë prezent. Zërat për një largim të tij nga nënkampionët, sa vijnë e bëhen me të fortë.
Arsen Selmanaj ishte në rolin e përfaqësuesit të Kukësit, që është jurist i këtij klubi. Mbledhja po zhvillohet në “Air Albania Stadium”, ndërsa tani s’mbetet gjë tjetër veçse pritet që kuksianët të zyrtarizojnë edhe largimin e drejtorit sportiv.