Luhet sot në mbrëmje sfida më e fortë përsa i përket grupeve në Ligen e Kampionëve. Barcelona do të presë në “Camp Nou” Interin e Antonio Kontes që ka bërë një nisje të mirë të sezonit.
Për këtë takim, në kampin blaugran janë të shqetësuar përsa i përket gjendjes së Lionel Messit. Argjentinasi ka disa kohë që vuan nga një dëmtim dhe është detyruar që të braktisë ndeshjen e fundit. Por tekniku Valverde pritet mos e hedhë në fushë nga fillimi, duke mos rrezikuar më tej.
Nga ana tjetër, për ekipin e Antonio Kontes mungesë e sigurt është Romelo Lukaku i cili nuk është i grumbulluar për këtë takim. Belgu ka një dëmtim që do e mbajë jashtë sfidës.
Barcelona 4-3-3 : Ter Stegen, Jordi Alba, Pique, Lenglet, Semedo, De Jong, Busquets, Rakitic, Perez, Suarez, Griezmann
Inter 3-5-2: Handanovic, Godin, De Vrij, Skriniar, D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah, Lautaro Martinez, Sanchez