Liga e Kampioneve do zhvillojë sot dy ndeshjet e radhës për play-off. Borussia Dortmund pret në shtëpi Manchester City e Guardiolës, me miqtë që kanë fituar 2-1 në ndeshjen e parë. Gjermanët kanë në dorë fatet e sfidës, teksa goli në fushën kundërshtare I favorizon dukshëm. Një fitore minumale 1-0 në shtëpi, do bënte që verdhezinjtë të kalonin më tej.
Situatë më e ndërlikuar për Liverpool, që në 21:00 pret në Anfielld skuadrën e Real Madrid. Galaktikët fituan një javë më parë 3-1, me të besuarit e Kloop që kanë një detyrë thuajse të pamundur për të kthyer gjithçka në favor të tyre, nisur kjo nga forma e mirë e djemve të Zidane.
Sot – 21:00 – Liga e Kampioneve – 21:00
Dortmund – Manchster City
Liverpool – Real Madrid