Sektori i Licensimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit është duke kryer takime dypalëshe me klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s dhe FSHF-së për sezonin 2019-2020.
Qëllimi i këtyre takimeve është për të parë situatën e tyre dhe për t’i asistuar sëbashku me ekspertët në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar për të pestë kriteret, duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe financiar.
Afati i fundit për kriteret e para është deri në 28 Shkurt 2019, ndërsa për kriterin financiar që është edhe pika më e rëndësishme në dhënien e lincensës, duhet të përfundojë brenda datës 31 Mars 2019.