Leard Sadriu ka arritur marrëveshjen me ekipin e Shkëndijes së Tetovës. Ai luan si qendërmbrojtës dhe është vetëm 16-vjeç dhe shihet si talenti i së ardhmes në kampionatin maqedonas. Më parë, Sadriu ka luajtur me Ferizajn dhe vetëm para pak orësh arritur marrëveshja e re me ekipin e Shkëndijes.
“Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e një skuadre të madhe siç është Shkëndija. Për mua është kënaqësi që më jepet shansi të vij këtu dhe do të punoj shumë për të arsyetuar besimin e klubit. E di se konkurenca është e madhe dhe se te Shkëndija kërkohet shumë punë, por kam pranuar këtë sfidë me dëshirë dhe bindje se do të jap më të mirën”, është shprehur Sadriu pas prezantimit.