Tashmë është zyrtare, Ever Banega nga data një korrik do jetë pjesë e Al Shaabab, në Arabinë Saudite. Marrëveshja është arritur me Sevillian dhe tani e vetmja gjithçka është një formalitet. Ai ka qënë pjesë e Interit, por klubi zikaltër e largoi atë për arsye që akoma dhe sot nuk dihen. Banega do luajë në tre sezonet e ardhshme me ekipin e ri, për aq sa thuhet edhe në kontratë. Mesfushori do luajë në Sevilla edhe këtë sezon, duke u munduar të mbyllë sa më mirë aventurën në Europë.
Më pas, në të ardhemn sfida të tjera shumë larg kontinentit ku bëjmë pjesë, e presin. Në La Liga, paraqitjet kanë qënë dinjitoze, madje duke u kthyer në ”shtyllën” e ekipit. Prentendimet janë të mëdha pasi edhe rënditja e skuadrës është e mirë në tabelë, duke rivalizuar Atletico Madrid.