Liria e Prizrenit në Superligën e Kosovës e drejtuar nga Bledi Shkëmbi po pushon këto ditë pas përfundimit të festave të fundvitit dhe ditën e nesërme do të nisë nga puna me fazën përgatitore e cila do të zgjasë një javë, saktësisht deri në datën 10 janar.
Pak minuta më parë është zyrtarizuar afrimi i fundit te klubi i Lirisë. Bëhet fjalë për Arbër Likën, mesfushori i cili ishte i huazuar te skuadra e Rahovecit.
Kujtojmë që Liria e Prizrenit e mbylli gjysmë sezonin e parë të kampionatit në vendin e pestë me 28 pikë të grumbulluara. Afrimi i mesfushorit Lika është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Shkëmbit e cila ka si synim ngjitjen në vendin e parë në tabelën e klasifikimit.