Bayer Leverkusen ka arritur që të fitoje me rezultatin 2-0 sfidën kundër Borussia Dortmund. Mesfushori shqiptar Admir Mehmeti ka qenë një ndër më të mirët e këtij takimi, ku arriti që të shënojë dhe golin e parë në minutën e 10.
Dortmund u përpoq gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar shifrat, por u befasua në minutën e 79, kur Javier Hernandez arriti që të shënojë për herë të dytë, duke bërë që takimi të përfundojë në këto shifra.