Një video e publikuar ditën e sotme në mediet sportive, ku shfaqej Labinot Ibrahimi që shqiptonte “Lerda Merda” ka nxitur mbrojtësin e Prishtinës të reagojë në kanalin e tij në facebook. Ish-shtatlarti i të kuqve, tregon se nuk ka asgjë të vërtetë në atë që është publikuar dhe sipas tij konteksti është nxjerrë siç kanë dashur gazetarët.
Ai thekson se ka qenë duke lexuar vetëm komentet e ndjekësve dhe një gjë e tillë kurrësesi s’është menduar nga ai. Ibrahimi i bën thirrje gazetarëve të jenë të përgjegjshëm në punën e tyre duke publikuar të vërtetën në këtë periudhë të vështirë që po kalojnë gjithë shqiptarët.
STATUSI I LABINOT
IBRAHIMIT:
Pershendetje te gjitheve. Uroje te jeni mire ne kete situate te vshtir qe po
kalojme te gjithe. Ndihem i detyruar te reagoj per nje lajm te publikuar sot ne
portalet shqiptare ku shfaqet nje video ku une gjasme shaj ish-trajnerin te
Partizani, Franco Lerda. E verteta eshte krejt ndryshe sepse video nuk jepet e
plote. Kam qene ne nje bisede me mikun tim, Jasir Asanin dhe dikush nga
ndjekesit po komentonte per ish trajnerin tone. Ne ate moment kam lexuar fjalet
e tij sic po beja dhe me ate qe shkruanin te tjeret. E ndjej obligim moral te
sqaroj te verteten sepse te gjithe ju e dini se Labi eshte profesionist si ne
fushe ashtu edhe jashte saj. Duke i kerkuar sa me shume vertetesi mediave ne
ate qe publikojne dhe jo ate qe duan te tregojne, ju uroj te jeni te gjithe
mire. Zoti ju rujt. Ju pershendes i juaji, Labinot Ibrahimi.