Egnatia në ndeshjen e rëdhës do e luajë përballë skuadrës së Apolonisë do e zhvillojnë në një stadium asnjanës, përshkak se impianti “Hasan Zyla” është i dënuar me 4 ndeshje nga Disiplina, ku një prej tyre është shlyer.
Takimin me fierakët, rrogozhinasit do e luajnë në “Tofik Jashari” në Shijakut. Lajmi konfirmohet nga veë klubi i Egnatias me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Mund të themi se në kampionatin tonë, si në Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë, skuadrat pësjnë një lemeri të vërtetë për të gjetur stadium për të luajtur ndeshjet. Kujtojmë këtu Kukësin që nuk ka një stadium në dispoziocin. Më herët, Teuta apo Flamurtari që kishin probleme me fushën e stadiumeve të tyre.